Interi e ka refuzuar një ofertë të Paris Saint-Germainit për Milan Skriniarin.
Kampionët e Francës ofruan 60 milionë euro dhe Julian Draxlerin, por sipas “La Gazzetta dello Sport”, kjo ofertë nuk ka bindur krerët e klubit italian.
Oferta në fjalë u refuzua, teksa do të mbetet të shihet nëse PSG-ja do të tentojë sërish me një tjetër ofertë.
Interi thuhet se kërkon së paku 70 milionë euro për reprezentuesin e Sllovakisë.
Më herët është raportuar se Skriniar ka rënë dakord me Paris Saint-Germainin për kushtet personale.
Mbetet të shihet në vazhdim nëse klubi nga kryeqyteti francez do të arrijë marrëveshje edhe me Interin për të kompletuar transferimin e 27-vjeçarit.