Interi përfiton 20 milionë €

1 minut lexim

Interi ka shituar Andrëa Pinamontin. Drejtuesit e klubit zikaltër kanë arritur akordin me homologët e Sassuolos mbi bazën e 20 milionë eurove përfshirë bonuset sipas raportimeve të Sky Sport.

Sulmuesi italian kërkohej edhe nga Atalanta, por karriera e tij do të vazhdojë të Sassuolo, ekip ku do të zëvendësojë Raspadorin, i cili është drejt transferimit te Napolit.

Pinamonti e kaloi sezonin e fundit në huazim tek Empoli, teksa shënoi 13 gola në Serie A me skuadrën toskane. 23-vjeçari është grumbulluar nga Mancini te kombëtarja italiane, por ende nuk ka debutuar me të kaltrit.

Një afrim cilësor për Sassuolon, që shiti Gianluca Scamacca tek anglezët e West Ham për 36 milionë euro. Pinamonti do të kryejë testet mjekësore të enjten.

Më pas do të vijë firma në kontratë (4+1 vite), teksa sulmuesi do të përfitojë rreth 2 milionë euro në sezon nga marrëveshja e arritur me Sassuolon.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Posta e Sllovenisë ngriti çmimet e shërbimeve

Story i radhës

Kjo kategori e biletave në Prishtinë vlejnë edhe për “Sunny Hill” në Tiranë

Të fundit nga