Interi nuk dorëzohet për Gianluca Scamaccan

August 2, 2023
1 minut lexim

Sipas të përditshmes Corriere dello Sport, klubi zikaltër ka gati një ofertë prej 30 mln eurosh për sulmuesin e West Ham-it .

Më saktë 25 mln euro + 5 të tjera në formën e bonuseve për ish-sulmuesin e Sassuolos. Klubi londinez, më herët kishte refuzuar një ofertë prej 25 mln euro për 24-vjeçarin dhe tashmë dyshja Marotta-Ausilio nuk dëshiron të humbasë më kohë.

Duke i vendosur në tryezë West Ham-it një ofertë që mbërrin në 30 mln euro. Drejtuesit e Interit dëshirojnë që ta mbyllin sa më shpejt operacionin në mënyrë që sulmuesi shtatlartë të vihet nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi.

Pas largimeve të Dzekos dhe Lukakus, zikaltrit kanë nevojë për një sulmues dhe Scamacca duket të jetë alternativa e duhur. Futbollisti nga Roma është pjesë e “Çekanëve” që nga qershori i vitit 2022. Kur u ble nga Sassuolo për  36 mln euro.

Në një vit në ishull, sulmuesi është aktivizuar në 16 ndeshje duke shënuar dhe 3 gola, me ekipin që e mbylli sezonin në Premier në vendin e 14, teksa fitoi UEFA Conference League.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjykata Komerciale cakton gjykatësin që do të merret me rastin e Klan Kosovës

Story i radhës

82 aktakuza kundër 85 personave

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë