Interi ka arritur një fitore me vuajtje por tejet të madhe në luftë për titullin e kampionit në Itali.
Një fitore e ngushtë e me përmbysje me rezultat 3:2 ndaj Monzës.
Befasi ishte afër por fati ishte te zikaltrit.
Monza udhëhoqi me rezultat 0:2 me golat e futbollistëve Birindelli (32′) e Balde (44′).
Arnautoviq shënoi në minutën e 45+1 për 1:2.
Pjesa e dytë foli në të mirë të liderit të Serie A.
Calhanoglu (64′) e Kyriakopoulos(78′ – shënoi autogol) për fitoren e Interit.
Pas javës së 28-të Interi kryeson me 57 pikë e Monza renditet në pozitën e fundit me 14 sosh.
Burimi: botasot.info