Interi ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Spezia, në ndeshjen e javës së 32-të në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi shënoi fitore me rezultatin 1:3.
Marcelo Brozovic (31’), Lautaro Martinez (73’) dhe Alexis Sanchez (90+4’) shënuan golat e fitores për kampionin në fuqi italian.
Kurse, golin e vetëm për vendasit e shënoi Giulio Maggiore (88’).
Interi pas kësaj fitore ka 69 pikë dhe tani është lider në tabelë, me një pikë më shumë se Milani. “Rossonerët” ndeshjen e kësaj jave e luajnë sonte ndaj Genoas.
Kurse, Spezia mbetet me 33 pikë në pozitën e 15-të.