Problemet tek Interi nuk mbarojnë kurrë. Pas barazimit me City në Champions League dhe humbjes në derbi përballë Milanit, tema e radhës në Milano janë dëmtimet.
Mesfushori Nicolo Barella ka pësuar një dëmtim gjatë derbit dhe pritet të mungojë për rreth dy javë në fushën e lojës.
Sipas gazetarit Matteo Barzaghi, lojtari i zikaltërve nuk mori pjesë në seancën e sotme stërvitore, sepse nuk e përballon dot. Interi ka shpjeguar zyrtarisht diagnozën për italianin: ai ka një shqetësim në kofshën e djathtë dhe gjendja e tij do të rivlerësohet të hënën.
Sipas Sky Sport, ky dëmtim e lë Barella-n jashtë në minimalisht tri ndeshje: Udinese, Crvena Zvezda dhe Torino.
Ai do të përfitojë pak nga pushimi disaditor prej ndeshjeve të kombëtareve dhe kjo do t’i japë kohën e mjaftueshme për rikuperim.
Burimi: botasot.info