Interi mendon për të transferuar Berat Gjimshitin

February 16, 2022
1 minut lexim

Nëse Berat Gjimshiti do të ishte disa vite më i ri dhe me performancat që ka zhvilluar në sezonet e fundit te Atalanta, mbrojtësi shqiptar do të kapte majën e futbollit botëror.

Megjithatë karriera e këtij lojtari mund të ketë një tjetër ngritje të madhe në verë. “Calciomercato.it” raporton se Interi po mendon që të transferojë Gjimshitin. Kontrata e De Vrij skadon në qershor të 2023 dhe klubi ka vendosur që të ndërpresë marrëdhënien 1 vit më parë, që të përfitojë diçka nga shitja e tij.

Emri i parë në listë për të zëvendësuar De Vrij është mbrojtësi i Torinos, Bremer. Megjithatë presidenti Kajro e ka nuhatur situatën dhe i ofroi Bremer një rinovim të ri. Frika është e madhe se Torino do të luajë shumë me situatën dhe do të kërkojë një çmim përtej mundësive reale.

Për këtë arsye te Interi kanë menduar planin B, Berat Gjimshiti. Marrëdhënia mes dy klubeve për bashkëpunim është shumë e favorshme, ndërsa në merkaton e dimrit mbyllën rastin Gonsens.

Sipas asaj që raporton media në fjalë, Atalanta po kërkon me ngulm një sulmues të ri pas lëndimit të Zapatas. Për këtë arsye do të kërkojnë një shkëmbim me Interin, që të marrin Pinamontin për të dhënë Gjimshitin. Sulmuesi është i huazuar nga Interi te Empoli ku në 24 ndeshje ka arritur që të realizojë 9 gola. Për këtë arsye, një shkëmbim i tillë do të linte të gjithë palët e kënaqura, duke ditur se Atalanta ka shumë alternativa për mbrojtjen.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Пронајдена жена од Скопје која била пријавена за исчезната

Story i radhës

Leonora Jakupi flet për sulmet nga mediat serbe pas këngës “Komandant”

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë