Interi raportohet se është i gatshëm për të shitur Denzel Dumfries, pas interesimit që shfaqi së fundmi Chelsea.
Klubi italian thuhet se ia ka vendosur çmimin prej 50 milionë eurosh holandezit dhe se nuk do të pranojë të negociojë për asnjë ofertë nën këtë çmim.
Chelsea dërgoi një ofertë prej 25 milionë eurosh dhe bonuseve tjera, por që thuhet se u refuzua menjëherë nga Interi.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, “Nerazzurrët” janë të gatshëm të lejojnë largimin e Dumfries për 50 milionë euro, pasi vlerësojnë se mund të gjejnë një zëvendësues të tij para mbylljes së afatit kalimtar të verës.
26-vjeçari te Interi u transferua vitin e kaluar për 13.7 milionë euro nga PSV Eindhoveni.
Ai kontribuoi me pesë gola dhe pesë asistime në 33 paraqitje në Serie A, teksa vlen të theksohet se është shndërruar edhe në një lojtar të pazëvendësueshëm edhe te Kombëtarja e Holandës.
Denzel Dumfries me Interin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.