interi i thur elozhe sulmuesit shqiptar 62cacc73e0bbd

Interi i thur elozhe sulmuesit shqiptar

July 10, 2022
1 minut lexim

Kristjan Asllani ka shkëlqyer ditën e djeshme në ndeshjen e parë të zhvilluar me fanellën e Interit në miqësore ku realizoi dhe një gol në debutim.

Në takimin miqësor ndaj FC Milanezes, të fituar nga skuadra e Simone Inzagit me rezultatin e thellë 10-0, mesfushori i Kombëtares la gjurmë menjëherë ku realizoi në mënyrë spektakolare.

20-vjeçari elbasanas ka marrë topin, ka xhongluar tri herë, i është shmangur mbrojtësave të skuadrës modeste të Milanezes dhe ka goditur menjëherë në portë duke shtangur portierin kundërshtar.

Jo vetëm kaq, klubi i Interit me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Twitter” ka komplimentuar Asllanin me veprimet dhe golin e tij duke shkruar se këto janë magjitë e tij të para si zikaltër:

“Magjitë e para të Kristjanit si zikaltër!”, ishte postimi i klubit zikaltër.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

9 vite pas premtimit te madh e vetmja rilindje qe realizoi edi rama eshte ajo e sali berishes 62cac3bcd630a
Story i mëparshëm

9 vite pas premtimit të madh/ E vetmja “RILINDJE” që realizoi Edi Rama është ajo e Sali Berishës

arsyet pse femija i dyte ne familje eshte me i padisiplinuar 62cacc7f559ae
Story i radhës

Arsyet pse fëmija i dytë në familje është më i padisiplinuar

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë