Interi ka arritur një fitore mes vështirësive përballë Torinos brenda në shtëpi, duke marrë tre pikët pas rezultatit 1-0.
Ishte Marselo Brozoviç, ai i cili në fund të takimit, shënoi një gol fantastik pas një topi të mrekullueshëm nga Niko Barela. Gjithashtu protagonist ishte dhe Handanoviç, i cili mbajti në lojë Inetrin për 90 minuta me pritjet e tij.
Kështu zikaltërit rikthehen te fitorja, me Inzagin që ndihet më i qetë, pasi vendi i tij si trajner ishte në rrezik.
INTER 1-0 TORINO
Brozoviç 89′.