interi e pengon 68aaf9d453c11

Interi e pengon!

August 24, 2025
1 minut lexim

Kristjan Asllani nuk do të jetë në dispozicion të Torinos nesër, që përballet me Interin në “San Siro”.

Tashmë është konfirmuar mungesa e mesfushorit shqiptar, i cili duhet të presë edhe disa ditë për të veshur fanellën e Torinos në ndeshje zyrtare.

Gjithsesi, transferimi i Asllanit nuk është në rrezik. 23-vjeçari e ka hedhur firmën e kontratë, ndërsa mungesa e nesërme vjen për shkak dokumentacioni.

Torino dhe Bolonja insistuan deri në fund për shërbimet e Asllanit. Madje te Bolonja mungon vetëm zyrtarizimi, pasi gjithçka konsiderohej e kryer para se Asllani të mos hiqte dorë nga pretendimet për pagën.

Ishte Torino që e bindi më pas mesfushorin e Kombëtares shqiptare. Tashmë është koha për të dhënë më të mirën në huazim, ndërsa Torino ka detyrim blerje në fund të sezonit

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndarja nga jeta e artur zhejit mesazhi prekes i gazetarit virgjil kule e zoteronte ekranin me nje butesi dominuese 68aaf97e96353
Lajmi i mëparshëm

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, mesazhi prekës i gazetarit Virgjil Kule: E zotëronte ekranin më një butësi dominuese

ky eshte i arrestuari ne veri per sulm ndaj pjesetareve te policise dhe kfor it 68aaf9e25f69e
Lajmi i radhës

Ky është i arrestuari në veri për sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë dhe KFOR-it

Të fundit nga

ShkoLartë