Interi do të ushtrojë të drejtën e blerjes së mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani.
Talenti nga Elbasani iu bashkau këtë verë Neroazzurëve si huazim nga Empoli, me Interin që pagoi 4,5 milionë euro për huazimin e tij.
Gjiganti italianë e ka ruajtur të drejtën e blerjes së futbollistit dhe këtë do ta ushtrojë në vitin 2023.
Ditën e shtunë aksionarët e Interit kanë mbajtur një mbledhje për të diskutuar raportin e buxhetit dhe CalcioMercato ka zbuluar se në të është vendosur blerja përfundimtare e Asllanit.
Mediumi italian ka zbuluar edhe detajet që janë në kontratën mes dy klubeve për blerjen përfundimtare të talentit shqiptar.
Sapo klubi zikaltër do të arrijë pikën e parë në Serie A pas datës 2 shkurt, Asllani do të bëhet përfundimisht një futbollist i Interit.
Zikaltërtit do të paguajnë edhe 10 milionë euro te Empoli plus dy milionë të tjera bonuse.
20-vjeçari këtë edicion ka luajtur shumë pak me Interin, ku është paraqitur në 10 ndeshje, por që ka vetë 206 minuta në total të zhvilluara.
Gjithsesi ekziston mundësia që Inter ta huazojë Asllanin në janar në ndonjë klub për të pasur më shumë minuta.