interi dhe eliminimi i realit mban gjalle italine neser i duhet nje mrekulli 68004372ce780

Interi dhe eliminimi i Realit mban gjallë Italinë, nesër i duhet një mrekulli

April 17, 2025
1 minut lexim

Skuadrat italiane kanë mbetur në garë për të siguruar vendin e pestë në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm, teksa shpresojnë që t’ia rrëmbejnë atë Spanjës që e mban aktualisht.

Interi siguroi pikë të rëndësishme me barazimin ndaj Bajenrit dhe kalimin e turit, si dhe eliminimi i Real Madrid pa arritur të merrte pikë me rezultate pozitive, i ka dhënë një shtysë të madhe Italisë.

Megjithatë, skuadrat spanjolle janë ende në avantazh dhe gjithçka mund të vendoset që me ndeshjet e të enjtes në Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës.

Më saktësisht, nëse Lacio eliminohet përballë Bodo/Glimt, shanset e italianëve do të ishin thuajse zero. Për ta opsioni i vetëm do të mbetej eliminimi i Atletik Bilbaos nga Rejnxhërs dhe që më pas përballjet direkte Inter-Barcelona dhe Fiorentina-Betis në gjysmëfinale, të ishin të gjitha në favor të tyre.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ambasada e gjermanise i ben bashke pozite e opozite 68003fb6a63b0
Story i mëparshëm

Ambasada e Gjermanisë i bën bashkë pozitë e opozitë

141 cifte perfunduan ne divorc per vetem nje muaj ja cfare thote ask per martesat ne kosove 680047b05b861
Story i radhës

141 çifte përfunduan në divorc për vetëm një muaj – ja çfarë thotë ASK për martesat në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë