Interi arriti një fitore tjetër në frymën e fundit mbrëmjen e djeshme ndaj Venecias me rezultatin 2-1 ku deçiziv ishte goli i Edin Xhekos në minutën e 90′.
Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, Interi bëhet e para skuadër në këtë sezon të Serisë A italiane ku kanë grumbulluar më shumë pikë në përmbysje të rezultatit.
Një statistikë kjo ku zikaltërit rikthehen të jenë sërish “Pazza Inter”.
Aktualisht skuadra e Simone Inzagit mban vendin e parë në kuotën e 53 pikëve me një ndeshje më shumë për të zhvilluar, atë ndaj Bolonjës ku u shty për shkak të rasteve të shumta me COVID-19 të ekipit emilian.