Interesimi nga United, ylli i Ajaxit mungon në stërvitje

1 minut lexim

Ylli i Ajaxit, Antony, ka humbur ditën e parë të stërvitjes para-sezonale me kampionët holandezë për shkak të interesimit për transferim te gjiganti anglez Manchester United.

Anësori brazilian është shfaqur si një nga prioritetet kryesore të transferimit të “Djajve të Kuq” këtë verë, me trajnerin e ri, Erik ten Hag, që me çdo kusht dëshiron të sjellë ish-lojtarin e tij në “Old Trafford”.

22-vjeçari dëshiron të ribashkohet me Ten Hag, dhe e bëri të qartë qëndrimin e tij drejt Ajaxit, pasi mungoi në seancën stërvitore të trajnerit të ri Alfred Schreuder të premten.

Bisedimet janë duke vazhduar për lojtarin me vlerë prej 45 milionë eurove, i cili shënoi 12 gola dhe dha 10 asistime, teksa skuadra e Ajaxit e Ten Hag fitoi Eredivisie sezonin e kaluar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

LSDM: VMRO – DPMNE kan shpërndarë lajme të rreme për asimilim dhe bullgarizim

Story i radhës

Të dalësh me një burrë më të ri, ide e mirë apo e keqe?

Të fundit nga