​Interesim i ulët i qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID-19

March 12, 2022
1 minut lexim

Me rënien e infektimeve nga koronavirus, dhe pas lirimit të masave nga Qeveria, ka rënë edhe interesimi i qytetarëve që të vaksinohen kundër virusi korona.

Paraditen e kësaj të shtune në Qendrën e vaksinimit në QMF në Kalabri  të Prishtinës përveç mjekëve, nuk u panë qytetarë të interesuar për t’u vaksinuar.

Përderisa gjatë valës së madhe të virusit Korona, numri i qytetarëve për t’u vaksinuar ishte tejet i madh.

Ndërkohë që sot Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi se në 24 orët e fundit, janë dhënë 350 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa që nga fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.550 doza të vaksinës.

Ndërsa, 818.255 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe sipas të dhënave të IKShPK-së janë dhënë 98.577 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Në këtë 24 orësh 32 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Vaksinat që jepen në Kosovë janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca – të dyja të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nafta zbret në 217 lekë/ Fiksohet çmimi i shitjes deri më 15 mars. Nis ndryshimi

Story i radhës

Liverpooli importon tre pikë, përforcon hapin për titull

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во

Gresa, Rovenës: Na ofendove dhe na bullizove

Debat mes Rovenës dhe Gresës ka pasur edhe mbrëmjen e djeshme. Gresa akuzoi Rovenën për ofendime dhe bullizëm ndaj saj dhe banorëve. “Na fyeve, na ofendove na bullizove, kështu fol ti”, i
ShkoLartë