interesim i larte per vllaznine ja sa tifoze priten ne shkallet e stadiumit 62d97c8164655

Interesim i lartë për Vllazninë, ja sa tifozë priten në shkallët e stadiumit

July 21, 2022
1 minut lexim

Vllaznia nis aventurën europiane mbrëmjen e sotme në “Loro Boriçi” përballë rumunëve të Universitatea Craiovës, sfidë e vlefshme për turin e dytë të Conference League, që do të startojë në orën 21:00.

Një ditë më parë trajneri Mirel Josa konfirmoi se skuadra ka arritur formën më të mirë fizike dhe është gati të shpalosë vlerat në fushë, pavarësisht se përballë do të ketë një kundërshtar me buxhet shumë më të lartë se shkodranët.

Megjithatë te Vllaznia presin që shumë edhe prej “lojtarit të 12”, tifozerisë kuqeblu, që do të jetë e shumtë në shkallët e “Loro Boriçit”, teksa burime për SuperSport konfirmojnë se duke parë ecurinë, në stadium do të ketë më shumë se 10 mijë fansa.

Për të motivuar edhe më shumë futbollistët, presidenti Alban Xhaferi mësohet se u ka premtuar një shpërblim prej 50 mijë eurosh në rast kualifikimi, teksa kuqeblutë do të kërkojnë të hedhin sonte një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Vllaznia-Universitatea Craiovë do të startojë në orën 21:00 dhe të gjithë ata që kanë një aparat DigitAlb në shtëpinë e tyre, do të mund ta ndjekin pa pagesë në kanalin RTSH 1.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

i nxehti i madh detyron google dhe oracle te fikin serveret ne qendrat e te dhenave 62d97c43817ec
Story i mëparshëm

I nxehti i madh detyron Google dhe Oracle të fikin serverët në qendrat e të dhënave

cohu ik nga ketu ose hajde paguaj cadren pushuesit e huaj perballen me realitetin shqiptar ne jug pasi ishin ulur me peshqire per plazh 62d97c86d531a
Story i radhës

“Çohu ik nga këtu ose hajde paguaj çadrën”, pushuesit e huaj përballen me realitetin shqiptar në jug pasi ishin ulur me peshqirë për plazh

Të fundit nga

Tërmet në veri të Kalifornisë

Një tërmet me magnitudë 3.9 u raportua në orën 19:46, të hënën në veri të Kalifornisë më pak se një milje nga Dublini, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA. Tërmeti ndodhi një milje
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë