​Inter-Porto, formacionet e mundshme

Romelu Lukaku është favorit për të startuar në sulmin e Interit kundër Portos, me Hakan Calhanoglu, Henrikh Mkhitaryan dhe Nicolò Barella si mesfushorë.

“Nerazzurrët” presin skuadrën e Sergio Conceiçao në “Giuseppe Meazza” sonte në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve.

Vetëm Joaquin Correa nuk është në dispozicion për “Nerazzurrët”, ndërsa Lukaku është favorit ndaj Dzekos për partneritet me Lautaro Martinez në sulmin e Interit.

Ka disa dyshime të tjera për Inzaghin në mesfushë dhe mbrojtje, por Stefan de Vrij dhe Marcelo Brozovic duket se do të nisin ndeshjen nga stoli, me Acerbin që merr vendin e titullarit në qendër të mbrojtjes.

Ish-ylli i Serie A Conceiçao duhet të bëjë pa Gabriel Veron dhe Francisco Meixedon.

Këto janë formacionet e mundshme

Inter (3-5-2): Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lukaku, Lautaro Martinez.

Porto (4-4-2): Diogo Costa; Joao Mari, Pepe, Marcano, Zaidu; Franc, Grujic, Eustaquio, Galeno; Pepe, Taremi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryediplomatja gjermane: Përmasat e tërmeteve në Türkiye “nuk mund të përshkruhen me fjalë”

Story i radhës

Iran, tërmet 5.5 ballë në jugperëndim të vendit

Të fundit nga