Romelu Lukaku është favorit për të startuar në sulmin e Interit kundër Portos, me Hakan Calhanoglu, Henrikh Mkhitaryan dhe Nicolò Barella si mesfushorë.
“Nerazzurrët” presin skuadrën e Sergio Conceiçao në “Giuseppe Meazza” sonte në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve.
Vetëm Joaquin Correa nuk është në dispozicion për “Nerazzurrët”, ndërsa Lukaku është favorit ndaj Dzekos për partneritet me Lautaro Martinez në sulmin e Interit.
Ka disa dyshime të tjera për Inzaghin në mesfushë dhe mbrojtje, por Stefan de Vrij dhe Marcelo Brozovic duket se do të nisin ndeshjen nga stoli, me Acerbin që merr vendin e titullarit në qendër të mbrojtjes.
Ish-ylli i Serie A Conceiçao duhet të bëjë pa Gabriel Veron dhe Francisco Meixedon.
Këto janë formacionet e mundshme
Inter (3-5-2): Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lukaku, Lautaro Martinez.
Porto (4-4-2): Diogo Costa; Joao Mari, Pepe, Marcano, Zaidu; Franc, Grujic, Eustaquio, Galeno; Pepe, Taremi.