Milan Skriniar si duket po largohet nga lista e dëshirave të klubit francez të PSG-së.
Mbrojtësi i Interit prej kohësh ishte në orbitën e “parisienëve”, të cilët e kishin atë prioritet në listën e dëshirave për të përforcuar mbrotjen.
Interi që nga momenti i parë e deri në vazhdim nuk ka bërë asnjë ulje për lojtarin, e për herë të parë një shifër duket e papërballueshme për francezët.
“L’Equipe” shkruan se 70 milion euro të kërkuara për Skriniar kanë “zbehur” interesin e PSG.
Drejtori sportive i PSG shprehet se kjo është absurd dhe ai do të kërkojë një alternativë tjetër në merkato.