Inter i merr Romës Mkhitaryanin

May 26, 2022
1 minut lexim

Inter dhe mesfushori i Romës, Henrikh Mkhitaryan kanë arritur marrëveshjen, me armenin që më 30 qershor do të jetë lojtar i lirë, pasi i përfundon kontrata me “verdhekuqtë”.

Mes “zikaltërve” dhe 33-vjeçarit është rënë dakord për të gjitha detajet e kontratës, ndërsa ka mbetur vetëm që mesfushori të kalojë kontrollet mjekësore, që do të zhvillohen në ditët në vijim.

Simone Inzaghi dëshiron që të përforcojë mesfushën dhe të ketë një zëvendës të Calhanoglu në rastet kur do të jetë e nevojshme. Ndërsa një nga synimet e nënshkrimeve të kësaj merkatoje te “zikaltërit” është pikërisht shtimi i alternativave për mesfushën, duke marrë parasysh që edhe Vidal do të largohet këtë verë, pasi i skadon kontrata.

Roma i ofroi Mkhitaryan zgjatjen me një vit të kontratës me pagën e 3 milionë euro në vit, por lojtari e ka informuar në orët e fundit klubin “verdhekuq” se ka vendosur që të zgjedhë ofertën e Interit.

Në finalen e Conference League, të cilën Roma e fitoi mbrëmjen e djeshme në “Air Albania”, me rezultatin 1-0 ndaj Feyenoord, armeni luajti vetëm 17 minuta, pasi u desh të linte fushën e lojës për shkak të dëmtimit që dukej se ende nuk e ka kaluar plotësisht.

Megjithatë, dyshimet nëse mund të luajë apo jo kanë kaluar dhe pas të kryejë vizitat mjekësore 33-vjeçari pritet të nënshkruajë me Interin. Në tre vite me Romën mesfushori ka bërë 116 paraqitje dhe gjithmonë e më shumë ka pasur rritje në performancë. Gjatë këtij sezoni Mkhitaryan ka luajtur në 44 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe në to ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë nëntë asiste.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kate Moss dëshmon në gjyq: Është e vërtetë që Johnny Depp e hodhi nga shkallët?

Story i radhës

Dërgohet në Turqi, pse bandat shqiptare kultivojnë drogë në ambiente të mbyllura

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë