inter hedh grepat drejt mesfushorit 67efe4be26f02

Inter “hedh grepat” drejt mesfushorit

April 4, 2025
1 minut lexim

Skuadra e Interit është duke këmbëngulur për të sjellë në Milano mesfushorin me tipare sulmuese Gustavo Sà. 20-vjeçari luan në Portugali me Famalicao.

I rritur në ekipin e të rinjve të Porto dhe i vlerësuar në rreth 8-10 milionë euro, këtë sezon ai ka shënuar 3 gola dhe katër asistime në 26 paraqitje.

Portugezi ka një kontratë deri në vitin 2029 me Famalicao, por edhe një klauzolë lirimi.

Tek Inter, drejtuesit Ausilio dhe Marotta kanë aktivizuar kontaktet me stafin e lojtarit.

Një tjetër lojtar që klubi zikaltër kërkon me ngulm është Luis Henrique, që luan në Francë me Olympique Marseille.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

maqedonci fakti qe grupi i radoiciqit qe kreu sulmin ne banjske eshte i lire ne serbi rreziku per destabilizim ekziston 67efe13bb8e5c
Story i mëparshëm

Maqedonci: Fakti që grupi i Radoiçiqit që kreu sulmin në Banjskë është i lirë në Serbi, rreziku për destabilizim ekziston

apple ende i fiksuar pas iphone teresisht prej
Story i radhës

Apple ende i “fiksuar” pas iPhone tërësisht prej xhami

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë