Inter dhe Edin Dzeko janë pranë rinovimit të kontratës.
Boshnjaku dëshironte një marrëveshje 2-vjeçare dhe një kërkesë e tillë duket se do t’i plotësohet nga Inter.
Klubi italian është gati që të nënshkruajë kontratë një vjeçare, plus opsionin e një viti shtesë me 36-vjeçarin.
Për Dzeko-n ka kërkesa nga MLS në Amerikë, megjithatë boshnjaku dëshiron të qëndrojë të paktën edhe dy vite të tjera në Europë.