intensifikohen sulmet ne fabriken e celikut ne mariupol 627e6ac45ca81

Intensifikohen sulmet në fabrikën e çelikut në Mariupol

May 13, 2022
1 minut lexim

Forcat e Armatosura të Ukrainës lëshuan më herët një përditësim mbi situatën në terren në qytetin port jugor të Mariupolit, ndërsa lufta me Rusinë i afrohet ditës së 80-të, raportonn Sky news, përcjell “Bota sot”.

Në njoftim thuhej se trupat ruse ka të ngjarë të rrisin bombardimet e tyre ndaj fabrikës së çelikut Azovstal në ditët në vijim.

Ka ende shumë mbrojtës ukrainas të strehuar në vend, me disa prej tyre të plagosur rëndë.

Dje, zëvendëskryeministrja ukrainase tha se ishte e angazhuar në negociata me Rusinë për të evakuuar 38 ushtarë të cilët janë “të shtrirë në shtrat” për shkak të plagëve të tyre.

Forcat e Armatosura të Ukrainës shtuan se sulmet ajrore kanë vazhduar në Mariupol, por trupat ruse janë fokusuar në bllokimin e luftëtarëve ukrainas në uzinë.

Zëdhënësi Oleksandr Shtupun tha se Rusia po përpiqej të merrte “kontrollin e plotë mbi qytetin dhe të shtypte rezistencën e mbrojtësve ukrainas”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kujtim shala isha i suspenduar pas eksesit ne sarajeve 627e6ab898b95
Story i mëparshëm

Kujtim Shala: Isha i suspenduar pas eksesit në Sarajevë 

video uejl hap dyert per maturantet 627e71477dd69
Story i radhës

(VIDEO) UEJL hap dyert për maturantët

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë