Inteligjenca ushtarake e Ukrainës GUR pretendon se Rusia ka ndryshuar taktikat në bombardimin e Ukrainës.
-Sipas zëdhënësit të inteligjencës ukrainase, Vadim Skibitsky, Rusia duhet të ketë në dispozicion pak sisteme raketore të tipit Iskander, por edhe mungesa të raketave tjera të ndryshme.
-Skibitsky pretendon se Rusia tani është në gjendje të kryejë vetëm dy deri në tre sulme të fuqishme me armë me precizion të lartë.
Në një postim të publikuar në Telegram, Skibitsky thotë se Ukraina mund të shohë efektin e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë.
Ai pretendon se ata kanë regjistruar disa përpjekje ruse për të marrë furnizime me municion nga vende të tjera.
-Ata përpiqen t’i anashkalojnë ato dhe të importojnë komponentë, por nuk është aq e thjeshtë, thotë Skibitskij.
Pavarësisht se kjo do të jetë shumë e vështirë për Rusinë, Skibitskij pohon se prodhimi i raketave po vazhdon në Rusi.
– Tani po gjejmë fragmente raketash të prodhuara në tremujorin e fundit të vitit 2022.
Ato prodhohen dhe dërgohen menjëherë te trupat për të kryer sulme kundër nesh, thotë Skibitskij!