Inteligjenca turke “neutralizon” vrasësin e stërvitur të grupit terrorist PKK në Irakun verior

August 23, 2023
1 minut lexim

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës e Türkiyes (MIT) ka “neutralizuar” një vrasës të stërvitur të grupit terrorist PKK në një operacion ndërkufitar në Irakun verior, raporton Anadolu.

Sipas burimeve të sigurisë, operacioni u zhvillua në rrethin verilindor Sulaymaniyah, duke vënë në shënjestër Bekir Kina-n, me emrin e koduar Bawer Botan, i cili ishte stërvitur nga organizata terroriste PKK për të vrarë zyrtarët e policisë dhe inteligjencës turke.

Deri më sot, Kina ka marrë pjesë aktive në aktivitetet terroriste në Irak dhe Iran.

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizuar” që nënkupton se terroristi në fjalë u dorëzua, u vra ose u kap.

Terroristët e PKK-së shpesh fshihen përtej kufirit, në Irakun verior, për të komplotuar sulme.

Në fushatën e saj terroriste mbi 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e afër 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.





MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Xavit nuk i del e keqja me kohën efektive

Story i radhës

Kumanovë, vendoset përkujtimore për policët që vdiqën gjatë përleshjeve në “Lagjen e Trimave”

Të fundit nga

Disa mënyra për të përmirësuar kujtesën

Pothuajse të gjithëve mund t’ju ketë ndodhur të harrojnë diçka të një rëndësie të veçantë, shpesh pas ndonjë minute, pavarësisht se jeni përpjekur ta kujtoni me ngulm. E vërteta është se një
sqmken
ShkoLartë