Inteligjenca turke neutralizon në Irak terroristin e PKK/KCK-së, Mazlum Öztürk

min lexim

Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT) në një operacion në periferi të qytetit Suleymaniyah në Irak neutralizoi terroristin Mazlum Öztürk, i njohur si “Berxwedan Çiyager”, i cili iu bashkua organizatës terroriste PKK/KCK nga Evropa, raporton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burime të sigurisë, për shkak të operacioneve të kryera nga MIT në veri të Sirisë dhe Irakut, PKK/KCK filloi të kërkonte alternativa për të fituar kuadro të rinj.

U konstatua se organizata terroriste fillimisht i ka transferuar terroristët në Evropë dhe më pas i ka zhvendosur në Irak dhe Siri.

Thuhet se anëtari i PKK/KCK-së, Mazlum Öztürk, i cili ndiqej nga MIT, kaloi nga Türkiye në Evropë në gusht të vitit 2022, ku mori pjesë në shumë aktivitete në kuadër të thirrjes së Kongresit të Shoqërisë Demokratike Kurde Evropiane (KCDK-E).

Gjithashtu u mësua se terroristi Öztürk iu bashkua stafit rural të organizatës nga Franca në janar të vitit 2023 dhe filloi të kryente aktivitete të armatosura dhe mori trajnime për atentat për të ndërmarrë veprime kundër forcave të sigurisë.

Terroristi Öztürk, i cili u zbulua në periferinë e qytetit Suleymaniyah të Irakut, u neutralizua me një operacion të inteligjencës turke.





Story i mëparshëm

Pas trotuarëve të rinj në “Mylsym Shyri”, instalohen dhe vendqëndrimet për biçikletat

Story i radhës

Zjarr në fshatin Gradec, digjet bari i thatë dhe pylli me pisha

Të fundit nga