Inteligjenca turke kthen në Türkiye të arratisurin e kërkuar të FETO-s nga Taxhikistani

Inteligjenca turke kthen në Türkiye të arratisurin e kërkuar për “anëtar i organizatës terroriste FETO”, Koray Vural, duke e kapur atë në Taxhikistan, raporton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burimet e sigurisë, Vural i cili shkoi në Taxhikistan nëpërmjet FETO-s dhe shërbeu në pozicione të ndryshme drejtuese brenda organizatës atje, ishte ndër emrat që organizoi veprimtari organizative në Azinë Qendrore dhe Taxhikistan.

Vural, përderisa gjendej në Taxhikastan ka shkuar shpeshherë në Pensilvani ku ka marrë udhëzime nga lideri i organizatës terroriste FETO, Fethullah Gülen, ndërsa është konstatuar se po bënte plane të arratiset nga Taxhikistani pasi një anëtar tjetër i grupit Emsal Koç ishte kthyer në Türkiye.





Story i mëparshëm

“Ata janë vetëm mish”: Rusia vendos batalione ndëshkimi në stilin e Stalinit

Story i radhës

Google premton 7 vite përditësime për telefonët Pixel 8

Të fundit nga