Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka postuar këtë mëngjes një përditësim të inteligjencës mbi situatën në Ukrainë, shkruan BBC përcjell “Bota sot”.
Ajo ka paralajmëruar se një ndryshim në taktikat ruse mund të rezultojë në më shumë vdekje civilësh.
“Kremlini deri më tani ka dështuar të arrijë objektivat e tij fillestarë”, postoi ministria në Twitter, duke shtuar se Rusia ishte “e habitur nga përmasat dhe egërsia e Rezistencës së Ukrainës”.
“Rusia është detyruar të ndryshojë qasjen e saj operacionale dhe tani po ndjek një strategji të rrënimit”, thotë ai.