Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e saj për luftën në Ukrainë. Sipas tyre, forcat ruse po bëjnë përpjekje të mëdha në frontin rreth qytetit Bakhmut në rajonin e Donetskut.
“Plani i forcave ruse është të rrethojnë qytetin në veri dhe jug. Bakhmuti është prioriteti kryesor që nga fillimi i gushtit 2022. Marrja e qytetit do të kishte vlerë të kufizuar operacionale, megjithëse do të lejonte Rusinë të kërcënonte zona më të mëdha urbane si Kramatorsk dhe Slovyansk”, thekson Inteligjenca britanike.
Megjithatë, oficerët e inteligjencës britanike theksojnë se kjo fushatë është në mënyrë disproporcionale e shtrenjtë në krahasim me përfitimet e mundshme.
“Ekziston një mundësi reale që marrja në kontroll e Bakhmut të ketë kryesisht një qëllim simbolik, politik për Rusinë”, shtojnë ata.
Burimi: GAZETA.MK