inteligjenca britanike vladimir putin po detyron ukrainasit te marrin nenshtetesine ruse 67df3568ef294

Inteligjenca britanike: Vladimir Putin po detyron ukrainasit të marrin nënshtetësinë ruse

March 23, 2025
1 minut lexim

Presidenti rus Vladimir Putin ka filluar t’u bëjë presion ukrainasve në Rusi dhe në territoret e pushtuara në vendin e tyre për të marrë nënshtetësinë ruse ose për të lëvizur diku tjetër, ka njoftuar inteligjenca britanike.

Putin nënshkroi një dekret që detyron qytetarët ukrainas që jetojnë në territoret e shkatërruara nga lufta të “zgjidhin statusin e tyre ligjor” deri më 10 shtator ose të detyrohen të largohen nga zona, sipas inteligjencës më të fundit për luftën në Ukrainë nga Ministria Britanike e Mbrojtjes.

“Qëllimi i dekretit të Putinit është pothuajse me siguri që të detyrojë qytetarët ukrainas që refuzojnë të pranojnë pasaportat dhe shtetësinë ruse të largohen nga territori ukrainas nën pushtimin rus”, thuhet në një raport të publikuar.

Bëhet e ditur se Kremlini vazhdon të zbatojë një politikë të “rusifikimit” të territoreve të pushtuara ilegalisht në Ukrainë, si pjesë e “përpjekjeve të gjata për të zhdukur kulturën, identitetin dhe shtetësinë ukrainase prej andej”.

Rusia e aneksoi Krimenë më shumë se dhjetë vjet më parë. Dhe bashkë me të, edhe rajonet tjera si Luhansk, Donetsk, Zaporizhia dhe Kherson, i njeh si të sajat.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

musk zbulon planin per te luftuar ata qe i demtojne teslat 67df32ce8077a
Story i mëparshëm

Musk zbulon planin për të ‘luftuar’ ata që i dëmtojnë Teslat

ende nuk ka nisur projekti i tregut te gjelber ne kryeqytet 67df361713896
Story i radhës

Ende nuk ka nisur projekti i Tregut të Gjelbër në kryeqytet

Të fundit nga

Norvergjia shënon fitore të thellë

Kombëtarja e Norvegjisë ka shënuar fitore të thellë, me rezultat 4:2 ndaj Uellsit, në takimin e xhiros së dytë të kualifkueseve për Kampionatin Botëror. Ndeshja është zhvilluar në stadiumin në Debrcen të
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë