Ukraina ka zmbrapsur sulme të shumta ruse përgjatë vijës së kontaktit në rajonin lindor të Donbasit këtë javë.
Kështu bëhet e ditur në përditësimin e fundit të inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Ministria e Mbrojtjes ka thënë: “Pavarësisht se Rusia ka bërë disa përfitime territoriale, rezistenca e Ukrainës ka qenë e fortë në të gjitha akset dhe ka shkaktuar kosto të konsiderueshme për forcat ruse.
Morali i dobët rus dhe koha e kufizuar për të rindërtuar, ripajisur dhe riorganizuar forcat nga ofensivat e mëparshme ka të ngjarë të pengojnë efektivitetin luftarak rus”./Botasot