inteligjenca artificiale vjen ne whatsapp 64dc903bc04e3

Inteligjenca artificiale vjen në WhatsApp

August 16, 2023
1 minut lexim

Aplikacioni WhatsApp në pronësi të Meta ka filluar të testojë afishe të reja që gjenerohen nga AI.

WABetaInfo raportoi se disa testuar në programin beta të WhatsApp për Android kanë vënë re afishet e reja që lejojnë përdoruesit të gjenerojnë një afishe bazuar në përshkrimin që japin me tekst.

Android Police tha se nuk është e qartë çfarë modeli AI WhatsApp përdor për këtë funksionalitet por WABetaInfo thotë se afishet gjenerohen nga një teknologji e Meta.

Funksionaliteti duket i ngjashëm për nga mënyra sesi funksionon Midjoureny ose DALL-E i OpenAI që gjenerojnë imazhe bazuar në kërkesë me tekst.

WA AI STICKER GENERATION FEATURE

Siç duket përdoruesit do të krijojnë imazhe të personalizuara që mund të ndahen si afishe në WhatsApp me miqtë dhe grupet.

WABetaInfo thotë se afishet e gjeneruar me këtë funksionalitet mund të dallohen lehtësisht duke sugjeruar se mund të kenë ndonjë indikator që tregon se janë krijuar nga modele AI.

Kujtojmë se Microsoft përdor DALL-E për tu dhënë mundësinë përdoruesve të Bing Chat të krijojnë imazhe por kompania vendos një etiketë Bing në imazhet e prodhuara. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

humbje e madhe per putinin rubla ruse prek fundin ja levizjet qe po shkaktojne termet ne kremlin 64dc8bca4bb6e
Story i mëparshëm

Humbje e madhe për Putinin, rubla ruse “prek fundin”, ja lëvizjet që po shkaktojnë “tërmet” në Kremlin

rritet ne 106 numri i viktimave nga zjarret ne hawaii 64dc90bdd37b7
Story i radhës

Rritet në 106 numri i viktimave nga zjarret në Hawaii

Të fundit nga

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet,
ShkoLartë