Inteligjenca amerikane po vëzhgon nga afër aktivitetin rus në Ballkan pas agresionit në Ukrainë

February 25, 2022
1 minut lexim

Zyrtarët e inteligjencës perëndimore dhe amerikane po i kushtojnë vëmendje të madhe çdo shenje të aktivitetit të mundshëm rus në Ballkanin Perëndimor, sipas një burimi të afërt me inteligjencën, megjithëse deri më tani, ata nuk kanë parë asgjë të pazakontë, shkruan CNN. 

Zyrtarët po vëzhgojnë gjithashtu nga afër përdorimin rus të aseteve të saj ushtarake në Moldavi në fushatën e saj në Ukrainë, ku Rusia mbështet republikën separatiste të Transnistrisë.

Kjo lë të kuptohet për shqetësimet e vazhdueshme perëndimore se ambiciet e presidentit rus Vladimir Putin mund të jenë më të mëdha se Ukraina.

I pyetur të enjten nga CBS nëse ka të dhëna nga inteligjenca që Putin synon të përparojë përtej Ukrainës, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha: “Nuk keni nevojë për inteligjencë për t’ju thënë se kjo është pikërisht ajo që dëshiron Presidenti Putin. Ai e ka bërë të qartë se do të dëshironte të rindërtonte perandorinë sovjetike. Me pak fjalë, ai do të donte të rivendoste një sferë ndikimi rreth vendeve fqinje që dikur ishin pjesë e bllokut sovjetik. Dhe me pak fjalë, ai do të donte për t’u siguruar që të gjitha këto vende të jenë disi neutrale“, tha Blinken.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Osmani: Po tentojmë t’i evakuojmë diplomatët dhe qytetarët tanë nga Kievi

Story i radhës

Lufta në Ukrainë, Real Madrid në mbështetje të portierit të tyre

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во

Gresa, Rovenës: Na ofendove dhe na bullizove

Debat mes Rovenës dhe Gresës ka pasur edhe mbrëmjen e djeshme. Gresa akuzoi Rovenën për ofendime dhe bullizëm ndaj saj dhe banorëve. “Na fyeve, na ofendove na bullizove, kështu fol ti”, i
ShkoLartë