Intel rrit performancën e grafikave Arc me 87 përqind me një përditësim të thjeshtë

Ambiciet e Intel me grafikat Arc mund të jetë ëndrra e plotësuar e entuziastëve gaming. Lançimi i grafikave Intel solli një çip grafik të fuqishëm por ishte kombinuar me drivera problematikë të cilët mbanin të fshehur potencialin e vërtetë të tyre.

Performanca DX9 ishte ajo që mori goditjen më të rëndë në grafikat Arc dhe përditësimi i fundit nga Intel mund të ndryshojë fatin e tyre.

Jo vetëm që kompania ka arritur të përmirësojë numrin e fps, por gjithashtu në performancës në tërësi:

  • 77 përqind më shumë fps në 1080p
  • 87 përqind më shumë fps në 1440p
  • 43 përqind më shumë fps në DX9

Nuk është vetëm DX9 që Intel ka përmirësuar. Tituj si Warframe të cilët bazohen në DX11 kanë parë një rritje performance me 57 përqind që nga lançimi. Në tërësi performanca DX11 dhe DX12 është rritur me 20 përqind.

Intel gjithashtu ju kërkoi përdoruesve të ritestojnë Arc A750 duke thënë se ofron 52 përqind më shumë performancë për dollar krahasuar me RTX 3060.

Me çmimin e ri prej 249 dollarësh, grafikat Intel sot janë më bindëse sesa 6 muaj më parë ndërsa përditësime duket se po ndryshojnë fatin e sipërmarrjes më të fundit të Intel. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pumas ia kërkon Dani Alvesit 5 milionë dollarë si dëmshpërblim

Story i radhës

Norvegjia anuloi lejen për djegien e Kuranit pas paralajmërimit të Türkiye-s

Të fundit nga