Intel raporton humbjen më të madhe financiare ndër vite

Ditën e Enjte Intel postoi rezultate financiare të rënda ndërsa të ardhurat e kompanisë gjatë tre mujorit të fundit të 2022 ranë ndjeshëm ndërsa kompania humbi 700 milionë dollarë.

Të ardhurat e Intel ishin 14 miliardë dollarë, ose 32 përqind më pak sesa e njëjta periudhë një vit më parë.

Gjatë gjithë 2022 Intel kishte 63.1 miliardë dollarë të ardhura, një rënie me 20 pëqind nga viti në vit. Fitimi i kompanisë kolapsoi në 8 miliardë dollarë, ose 60 përqind më pak.

Kompania pranoi se rezultatet ishin të dobëta por tha se kjo erdhi edhe për arsye të objektivave të saj strategjikë.

Biznesi Client Computing Group fitoi vetëm 6.6 miliardë dollarë, një rënie e konsiderueshme nga 10.3 miliardë dollarë një vit më parë.

Intel fajëson kërkesën e dobët për kompjuterë nga konsumatorët. Shitjet e procesorëve dhe çipeve ranë me 36 përqind nga viti në vit. Kompania tha se procesorit e ndërtuar mbi arkitekturën 10-nanometër ishin të kushtueshëm për tu prodhuar dhe kanë prekur fitimin e kompanisë.

Biznesi i qendrave të të dhënave ra gjithashtu nga 6.4 miliardë dollarë të ardhura në 4.3 miliardë dollarë të ardhura ndërkaq fitimi ishte vetëm 400 milionë dollarë nga 2.4 miliardë dollarë një vit më parë.

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MASH: Rreth 2.700 studentë do të marrin rritje të bursave

Story i radhës

Shefi i agjencisë së OKB-së për refugjatët ‘i tmerruar’ nga shkatërrimi në Ukrainë pas vizitës 6-ditore

Të fundit nga