Informacionet rreth kartave grafike Intel kanë vazhduar të shfaqen në internet deri në momentin që vetë kompania vendosi ta bëjë publike. Kartat e para grafike të dedikuar Intel që do të konkurrojnë me Nvidia dhe AMD ndahen në tre kategori: Arc 3, Arc 5 dhe Arc 7.
E vetmja kartë grafike që është testuar nga testues të pavarur, është A380 e cila po listohet edhe në distributorët Amerikanë si një model ASRock Challenger.
Është karta grafike më e dobët e mbarë linjës me vetëm tetë bërthama Intel Xe dhe njësi ray tracing si dhe përdor një memorie 6GB GDDR6 96-bit.
Testuesit tregojnë kartën e cila konkurron me modelet buxhetore si GTX 1650 dhe RX 6400 në varësi të lojës.
Tre kartat e tjera grafike kanë ngjashmëri të shumta. A580, A750, A770 kanë 24, 28 dhe 32 bërthama Xe respektivisht me frekuenca që rriten duke i ngjitur sipas linjës.
Të gjitha kanë një memorie 256-bit dhe 8GB RAM GDDR6 ndërsa një opsion 16GB do të ofrohet për A770.
Testimet e Intel tregojnë A750 të konkurrojë me Nvidia RTX 3060 në DirectX 12 dhe lojërat Vulkan. Kjo sugjeron se A770 do të qëndrojë diku mes RTX 3060 dhe 3070 ndërsa A580 do të performojë më keq se RTX 3060 por më mirë se 3050.
Kartat grafike konkurrojnë në segmentin e ulët deri të mesëm. Krahasimet mes kartave grafike Nvidia dhe AMD me Intel nuk kanë sens për momentin nisur nga problemet që grafikat Arc kanë me driverat aktualisht.
Madje kompania tha se performanca për lojërat DirectX 11 nuk do të jetë në nivelin e atyre DirectX 12. Për të shtuar problemet e Intel, AMD dhe Nvidia po përgatiten të lançojnë gjeneratat e reja të kartave grafike me Nvidia që do të mbajë një eveniment javën e ardhshme. /PCWorld Albanian