Intel prezanton procesorë të rinj për laptopët gaming

January 6, 2025
min lexim

Intel prezantoi pjesën tjetër të familjes së procesorëve Arrow Lake në CES ditën e sotme me opsione për laptopët e hollë dhe të lehtë por edhe laptopë gaming.

Këta procesorë mobil do të shfaqen në shumë kompjuterë që do të prezantohen kësaj jave në CES me seritë 200HX të cilët shoqërohet nga kartat grafike të gjeneratës së re Nvidia.

Ndërkaq seritë 200H dhe 200U shkojnë për laptopët e hollë dhe ato Premium. Ndërsa Intel vijon furnizimin me procesorët Lunar Lake për laptopët Copilot Plus, Arrow Lake nuk do të hedhë tutje shufrat e memories ndërsa Intel konfirmoi se çipet Lunar Lake ishin eksperiment.

Core Ultra 200HX shkojnë për laptopët gaming dhe ofrojnë 5 përqind më shumë performancë me një bërthamë dhe 20 përqind më shumë performancë me të gjitha bërthamat krahasuar me seritë e kaluara Raptor Lake-H.

Intel thotë se laptopët e rinj gaming vinë me kartat grafike diskrete më të fundit RTX 50 Series në fund të tre mujorit të parë të 2025. Modeli flagship Intel Core Ultra 9 285HX ka 24 bërthama (8 performance dhe 16 efikasiteti) me frekuencë maksimale prej 5.5Ghz. Ka 4 bërthama grafike dhe NPU prej 13 TOPS.

Laptopët konsumatorë vinë me procesorë Core Ultra 200H dhe 200U. Variantet H kanë konsum bazë prej 28W me përjashtim të modelit flagship Core Ultra 9 285H me konsum 45W. Këto seri H kanë grafikat e reja Intel Arc në brendësi të cilët ofrojnë 15 përqind më shumë performancë sesa çipet Meteor Lake.

Performanca e çipeve H-Series është 15 përqind më e lartë me një bërthamë. Janë pesë modele të disponueshme për prodhuesit e laptopëve, përfshirë Intel Core Ultra 9 285H me 16 bërthama (6 performance, 8 efikasiteti dhe 2 efikasitet të ulët) dhe frekuencë maksimale prej 5.4Ghz. Çipi ka 8 bërthama grafike.

Intel gjithashtu do të prezantojë seritë U të procesorëve Core Ultra 200 për laptopët e orientuar drejt jetëgjatësisë së baterisë dhe dizajnëve të holla. Këto çipe kanë një konsum bazë prej 15W dhe maksimale prej 57W. Në krye të linjës qëndron Core Ultra 7 265U me 12 bërthama (2 performance, 8 efikasiteti dhe 2 efikasiteti të ulët) me frekuencë maksimale prej 5.3Ghz.

Ndërsa çipet 200HX nuk mbërrijnë deri në fund të tre mujorit të parë të 2025, laptopët me seritë 200H dhe 200U do të shfaqen në javët në vijim. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Abdixhiku: Populli i Kosovës ka kohë që ka kërkuar një LDK si kjo

Story i radhës

Në një autoservis në Shkup u dogjën katër vetura

Të fundit nga

ShkoLartë