Intel mund të anulojë gjeneratën 14-të të procesorëve Intel për desktopët

December 27, 2022
1 minut lexim

Spekulime në lidhje me gjeneratën e 14-të të procesorëve Intel me emrin e koduar “Meteor Lake” kanë filluar duke pikturuar një të ardhme të turbullt.

Informacioni më i fundit rreth gjeneratës së 14-të sugjeron se kompania mund të ketë anuluar variantet desktop të Meteor Lake. Seritë e ardhshme mund të mos kenë performuar në nivele të kënaqshme krahasuar me rifreskimin e fundit Raptor Lake.

Në Nëntor u tha se Intel nuk kishte në plan të lançonte seritë Meteor Lake në 2023. Përkundrazi viti i ardhshëm do të zihej nga produktet e reja Raptor Lake të cilët sollën përmirësime modeste të performancës.

Meteor Lake mund të debutojë si seri në 2024 për laptopët ndërsa gjenerata e 15-të Arrow Lake do të shfaqet tek desktopët.

Sipas informatorit shumë të besueshëm @OneRaichu, gjenerata e 14-të Meteor Lake mund të mos vijë kurrë për desktopët. Kjo gjeneratë supozohej se do të sillte arkitekturën e re të procesorëve bazuar në “pllaka” dhe distancuar përgjithnjë nga dizajnët monolitike ku në një pllakë të vetme vendoseshin të gjithë komponentët nga procesori, tek grafikat apo I/O.

Dizajni me pllaka i Intel është i ngjashëm me dizajnin “chiplet” adoptuar nga AMD që e seritë e para Ryzen në 2017 dhe besohet se ky ndryshim nuk ka sjellë rezultatet e pritura për Intel në aspektin e performancës.

Meteor Lake ishte supozuar që të sillte gjithashtu arkitekturën Intel 4, që në të vërtetë është një proces prodhimi 7-nanometër ndërsa AMD aktualisht operon gjeneratën e fundit Ryzen 7000 mbi procesin e prodhimit 5-nanometër. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Largimi i Listës serbe nga institucionet, betohen asamblistët e rinj në Zubin Potok

Story i radhës

Tajvani zgjat shërbimin e detyrueshëm ushtarak për shkak të Kinës

Të fundit nga

ShkoLartë