Intel ka përdor brendet Celeron dhe Pentium për procesorët që prej 1990-ës por gradualisht ato do të zhduken.
Kompania do të zëvendësojë të dy brendet e procesorëve të rangut të ulët për laptopët me një emërtim më të thjeshtë: “Intel Processor”.
Ndryshimi do të aplikohet duke filluar nga viti ardhshëm dhe kompania thotë se do të thjeshtojë linjën e produkteve.
Ndërkaq brendet Core, Evo dhe vPro do të ngelen. Intel nuk tha sesi do të menaxhojë brendin në desktop ku Celeron dhe Pentium ende janë të përfshirë.
Vendimi nuk është i papritur sepse Celeron dhe Pentium historikisht janë identifikuar me procesorët e rangut të ulët dhe diferencat mes tyre thuajse nuk kanë ekzistuar. Tashmë çdo gjë është e qartë: nëse nuk keni një procesor “Core” keni një model bazik.
Në këtë segment çmimi dhe funksionaliteti bazë janë ato që kanë rëndësi. Intel tha se për 2023 nuk ka një linjë të re procesorësh për këtë kategori por nuk komentoi lidhur me planet e ardhshme. /PCWorld Albanian