Integrimi i iCloud në Windows 11 bëhet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit

Nëse përdorni një iPhone dhe një kompjuter Windows, sinkronizimi i fotove do të bëhet më i thjeshtë. Funksionaliteti që Microsoft prezantoi muajin e kaluar që shton iCloud Photos në aplikacionin Windows Photos ka filluar të lançohet ditën e sotme.

Microsoft thotë se do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Windows 11 deri në fund të muajit Nëntor.

Më përpara nëse përdoruesit e iPhone dëshironin të transferonin imazhet në kompjuterët Windows ose duhej të vendosnin iPhone tyre në kompjuter me një kabëll USB ose të përdornin aplikacionin ueb të iCloud.

Funksionaliteti i ri i Microsoft sjell një pamje të integruar të iCloud Photos përmes aplikacionin Photos të Windows 11.

Për të përdorur funksionin e ri, duhet të keni versionin më të fundit të aplikacionit Photos dhe më pas të instaloni iCloud for Windows nga Microsoft Store.

Integrimi i iCloud është pjesë e një nisme të gjerë të Microsoft për ta bërë softuerin më të hapur dhe eliminuar konkurrencën mes shërbimeve rivale në platformë.

Për shembull krijuesi i Windows lançoi Apple Music në Xbox ndërsa aplikacionet Apple TV dhe Music po vinë në Windows 11 vitin e ardhshëm. Sistemi operativ i Microsoft gjithashtu mbështet aplikacionet Android dhe instancat Linux ndërsa aplikacioni Phone Link sinkronizon mesazhet e telefonëve Android me njoftimet në desktop. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zebër apo luan? Kafsha që patë të parën në foto tregon anën e vërtetë të personalitetit tuaj

Story i radhës

Ky është ylli i Chelsea që po rrit Armando Brojën

Të fundit nga