Instruktori i UEFA-s: Synojmë të rrisim standartin në futbollin e djemve e vajzave

January 12, 2024
1 minut lexim

Sektori i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përmbyllur me sukses testet fizike dhe seminaret teorike për arbitrat dhe asistentët e kampionatit “Abissnet Superiore” në prag të rifillimit të edicionit futbollistik 2023-2024.

Të mërkurën arbitrat dhe asistentët e kampionatit “Abissnet Superiore” iu nënshtruan testeve fizike në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” me rezultatet që ishin mjaft të mira, ndërsa të enjten u zhvillua seminari, ku mori pjesë edhe Instruktori i UEFA-s dhe Drejtori i IFAB, David Elleray.

Gjatë seminarit u diskutua për situata të ndryshme të lojës dhe interpretimi i duhur i rregulloreve, ndërsa arbitrat shkëmbyen vazhdimisht mendime për raste të caktuara të ndeshjeve.

Drejtori i IFAB dhe Instruktori i UEFA-s, David Elleray, duke folur për Fshf.org vlerësoi ecurinë e seminarit dhe theksoi se qëllimi kryesor është për të rritur standartin e arbitrave dhe asistentëve e për t’i bërë ata më profesionistë e më të fokusuar në lojë.

“Vizita ime këtu është në vazhdën e punës së bërë. Këtë gjë e kemi bërë gjatë dy viteve të fundit me qëllim për të rritur standartin e arbitrave dhe asistentëve në lojën e djemve dhe vajzave, për t’i bërë ata më profesionistë, më të fokusuar.

Gjatë seminarit me temë “Menaxhimi i lojës”, do të shikojmë impaktin qe ka një arbitër në lojë. Do të studiojmë edhe rastet e simulimeve brenda zonës. Përqendrimi në lojë, kujdesi nga arbitri për ta mbajtur lojën në kontroll” – përfundoi David Elleray. Në këtë seminar teorik u diskutuan dhe u evidentuan të gjitha problematikat e kampionatit tonë dhe gjithashtu u punua edhe me video-teste që UEFA përdor sot për të gjithë arbitrat e niveleve të ndryshme.

Në përfundim të seminarit, Drejtori i IFAB dhe Instruktori i UEFA-s, David Elleray i dorëzoi stemën e FIFA-s si arbitër kryesor, Florian Latës e Eglantina Pjetrushajt dhe tre asistentëve, Arbër Zallës, Xhuljo Manit dhe Erind Burgut.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Flet nëna e 34-vjeçarit të martuar të miturën në Divjakë: Bëmë dasmë me frikë mos vinin me kallash

Story i radhës

​Projekti “Prishtina pa asbest”, synohet mbrojtja e mjedisit dhe shëndetit publik

Të fundit nga

Barcelona rrezikon dënim të rëndë nga UEFA

Barcelona mund të marrë një dënim të rëndë nga UEFA për shkelje të rregullave të Fair Play Financiar. Sipas raportimeve të “The Times”, organi mbikëqyrës i UEFA-s për kontrollin financiar të klubeve
sqmken
ShkoLartë