Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi ka zhvilluar nismën për Barometrin e Përfaqësimit të Drejtë

min lexim

Instituti për Politika Publike (IPP) Arbën Xhaferi ka prezantuar një nismë të quajtur Barometri i Përfaqësimit të Drejtë, që synon të nxisë llogaridhënien dhe bashkëpunimin në lidhje me zbatimin e strategjive dhe projekteve të zhvillimit lokal.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Instituti në një deklaratë në Facebook, ku theksohet se kjo nismë e re ka për qëllim kryesor që të tregojë në mënyrë vizuale dhe të vlerësojë përmes indekseve të ndryshme përmbushjen e objektivave dhe rezultateve të zhvillimit lokal nga komunat dhe rajonet. Ky mjet bazohet në të dhënat zyrtare të Agjencisë për Zhvillim Rajonal, të Ministrisë për Zhvillim Lokal dhe të organizatave të shoqërisë civile që merren me këtë fushë. Ai paraqet nivelin e zhvillimit lokal në fusha të ndryshme si infrastruktura, ekonomia, shërbimet, demokracia, mjedisi, etj.

Për momentin Barometri shqyrton gjendjen e zhvillimit lokal në rreth 80 komuna dhe 8 rajone, por zgjerimi i tij do të vazhdojë të përditësohet në baza vjetore.

Statusi i plotë:
Për herë të parë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë së Ohrit, Instituti për Politika Publike (IPP) Arbën Xhaferi sjell për publikun një nismë unike të quajtur Barometri i Përfaqësimit të Drejtë, që synon të forcojë transparencën dhe llogaridhënien në lidhje me zbatimin e parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.
Barometri është i qasshëm në adresën https://barometri.ipp-arbenxhaferi.org/ ose përmes faqes në internet të IPP Arbën Xhaferi.
Objektivi kryesor i Barometrit të Përfaqësimit të Drejtë është që të paraqesë në mënyrë interaktive dhe të vlerësojë përmes indekseve të veçanta përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore rreth përfaqësimit të drejtë dhe adekuat nga institucionet publike. Ky mjet bazohet në të dhënat zyrtare të Avokatit të Popullit që nga viti 2014 dhe paraqet përfaqësimin e komuniteteve dhe të grave në sektorin publik, si në numra absolut ashtu edhe në pozitat udhëheqëse.
Në ngjarjen e lansimi të Barometrit, krahas ekspertit të IPP Arbën Xhaferi, z. Robert Nesimi, dhe drejtorit të IPP Arbën Xhaferi, z. Arben Fetai, foli edhe Avokati i Popullit, z. Naser Ziberi, i cili paraqiti historikun e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, duke adresuar edhe sfidat e shumta në përmbushjen e këtij parimi. Avokati i Popullit përshëndeti këtë nismë, duke theksuar kontributin e saj të veçantë në vetëdijësimin e popullatës dhe ndërgjegjësimin e politikës në adresimin e pengesave për arritjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.
Barometri momentalisht shqyrton gjendjen e përfaqësimit adekuat në rreth 150 institucione në tre pushtetet, përfshirë agjencitë e pavarura, ndërmarrjet publike dhe komunat. IPP Arbën Xhaferi do të vazhdojë ta zgjerorojë dhe ta përditësojë atë në baza vjetore.

Story i mëparshëm

​Scholz kundër dërgimit të raketave Taurus në Ukrainë

Story i radhës

​Frikë te stafi i Romës, vazhdon ulja e pagave

Të fundit nga