Instituti për Media dhe Analitikë: Paditë e Shaqir Fetait kundër Zhurnal-it paraqesin rrezik për lirinë e shprehjes dhe të mediave

min lexim

Shkup, 25 shtator – Vazhdon zgjerohet mbështetja për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal,që po përballemi me presione të ndryshme nga kreu i BFI-së, Shaqi Fetai.Pas Shoqatës së Gazetarëve Maqedonisë (SHGM) edhe Instituti për Media dhe Analitikë (IMA) shpreh brengosje të thellë lidhur me padinë e kreut të BFI ndaj agjencisë së lajmeve Zhurnal dhe drejtorit të saj Bexhet Musliu.

IMA poashtu e konsideron këtë si presion ndaj lirisë së shprehjes. “IMA vlerëson se paditë e këtilla paraqesin rrezik për lirinë e shprehjes dhe të mediave, dhe e zvogëlojnë hapësirën për informim të qytetarëve për çështje dhe tema që janë të rëndësishme për interesin publik. Përdorimi i padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP) shërben si instrument i frikësimit dhe presionit ndaj mediave të pavarura, gjë që është konstatuar edhe në Raportin e fundit të Reporterëve Pa Kufij për Maqedoninë e Veriut”, thuhet në reagimin e Instituti për Media dhe Analitikë.

Ditë më par, Shoqata e Gazetarëve Maqedonisë (SHGM) në mënyrë direkte dhe pa rezerva i doli në krah Zhurnal-it, me vlerësimin se këto janë padi që kanë për qëllim t’i heshtin dhe frikësojnë mediumet përmes proceseve gjyqësore duke i dobësuar financiarisht dhe për këtë arsye vlerësohen si formë e presionit ndaj lirisë dhe shprehjes. “Vlerësimi është se kjo padi ka gjasa të vogla të jetë në dëm gazetarëve, respektivisht dëmin tuaj, sepse është e qartë se tekstet që kontestohen hapin tema që janë me interes legjitim publik. Megjithatë, në seancën e ardhshme gjyqësore do të prezantojnë edhe përfaqësues të SHGM-së, që do ta mbikëqyrin procedurën gjyqësore. Meqë paditësi (Shaqir Fetai v.j.) kërkon dëmshpërblim të lartë dhe njëkohësisht është person me pozitë të lartë në bashkësinë fetare, mund vlerësohet se bëhet fjalë për padi të ashtuquajtur SLAPP (Strategic Lawsuit Against Public Participation)”, thuhej në reagimin e djeshëm të SHGM-së.

Zhurnal falënderon publikisht ë gjitha shoqatat për mbështetjen tyre në përballjen me presionin që po e përjetojmë. Njëkohësisht mbështetje të tillë presim edhe nga organizata e shoqata tjera vendore e ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, nga përfaqësitë diplomatike që kanë përkrahur çdo herë mediumet në vendin tonë por edhe institucionet përkatëse që e kanë obligim të parandalojnë çdo lloj forme të presionit ndaj mediumeve.

BURIMI: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Vëllezërit në Fier rrahin burrin e motrës, një i arrestuar dhe një në kërkim

Story i radhës

Finlandë, aktivistët e mjedisit hedhin bojë të kuqe në ndërtesën e parlamentit

Të fundit nga