Instituti GAP: Qeverisja Idrizi në Vushtrri nga 51 premtime i ka realizuar 33 prej tyre

1 minut lexim

Gjatë ditës së djeshme është publikuar “Letërnjoftimi i Komunave“ nga instituti “GAP”. Në këtë publikim raportohet për realizimin ose jo të premtimeve elektorale nga qeverisjet komunale.

Nga ky publikim del që kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe kabineti i tij nga 51 premtime që i kanë dhënë, 33 prej tyre i kanë përmbushur plotësisht.

1 është gjysmë i përmbushur, 9 kanë filluar të realizohen dhe vetëm 8 nuk kanë filluar ende”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se deri në përfundim të mandatit “të gjitha premtimet do të realizohen”.

Letërnjoftimi i Komunave” nga instituti GAP

Deri në përfundim të mandatit të gjitha premtimet që ju kemi dhënë qytetarëve do të realizohen. Kemi edhe 1 vit deri në përfundim të mandatit për të realizuar të gjitha premtimet, e që për të ndodh kjo po punojmë çdo ditë”, ka thënë ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë janë “shkatërruesit e bunkerëve” që thuhet se Izraeli përdori për të vrarë liderin e Hezbollahut?

Story i radhës

Linjat perfekte, basketbollistja ndez rrjetin

Të fundit nga