​Instalimi i njehsorëve të ngrohjes fillon sot në këto hyrje të Ulpianës

1 minut lexim

Sot bëhet vendosja e alokatorëve të ngrohjes dhe valvulave termostatike në banesat e lagjes Ulpiana, konsumatore të Ngrohtores Termokos. Hyrjet ku do të fillojë instalimi këtë javë janë si vijojnë:

E mërkurë27.07.2022 Ulpiana D3; Hyrjet H1-H2

E enjte28.07.2022Ulpiana D3; Hyrjet H3-H4

E premte29.07.2022Ulpiana D3; Hyrjet H5-H6

E shtunë30.07.2022Ulpiana D4; 

Instalimi falas i pajisjeve do të bëhet nga ekipet e specializuara të projektit Prishtina HeatSave, të cilët do të vizitojnë të gjitha apartamentet që ngrohen përmes Termokos, për të bërë instalimin e matësve dhe shpjeguar funksionin e tyre. 

Ky proces, i cili përbëhet prej vetëm dy hapave, zgjatë rreth 30 minuta. Andaj, luten banorët të qëndrojnë në shtëpi përgjatë kësaj kohe sa zgjatë procesi i instalimit.  Videon ku demonstrohet procesi i instalimit mund t’a shihni ketu.

Për informata të detajishme përgjatë tërë fazës së instalimit të këtyre pajisjeve, qytetarët inkurajohen të drejtohen në numrin kontaktues: 0800 99 000, rrjete sociale, uebfaqe të projektit Prishtina HeatSave, ose grupin në Viber.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Xhelal Mziu thirret për t’u marrë në pyetje, paraqitet në SPAK

Story i radhës

Rrahmani flet pas het-trikut

Të fundit nga