instagrami jashte funksionit perdoruesit thone se nuk po mund te komentojne ne postimet e tyre 660b52243cc9d

Instagrami jashtë funksionit, përdoruesit thonë se nuk po mund të komentojnë në postimet e tyre

April 2, 2024
1 minut lexim

Sipas DownDetector, përdoruesit e Instagramit në Shtetet e Bashkuara janë duke raportuar probleme me platformën.

DownDetector, që gjurmon problemet teknike, raporton se problemet u shfaq në orët e para të mëngjesit, ku një numër i madh i përdoruesve që raportuan problemet ishin nga Los Angeles e deri në New York.

Disa prej tyre thonë se u shfaqej mesazhi “të lutem provo sërish”, duke u pamundësuar të komentojnë në postimet e tyre.

Një përdorues shkroi se “nuk po e lë të komentoj, pavarësisht se është postimi i tij”, e një tjetër tha se “Instagrami është jashtë funksionit”.

Deri më tani nga Meta nuk është lëshuar ndonjë komunikatë lidhur me këtë problem, ndërsa probleme të ngjashme janë raportuar javë më parë kur Facebook, Instagram dhe Threads ishin jashtë funksionit për më shumë se një orë.

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

joseph pas telefonates obrien osmani eshte koha qe presidentja e kosoves te ftohet ne shtepine e bardhe 660b445000781
Story i mëparshëm

Joseph pas telefonatës O’Brien – Osmani: Është koha që Presidentja e Kosovës të ftohet në Shtëpinë e Bardhë

fenerbahce do te votoje per terheqjen ose jo nga superliga pas sulmit nga tifozet 660b86a53f8ce
Story i radhës

Fenerbahçe do të votojë për tërheqjen ose jo nga Superliga, pas sulmit nga tifozët

Të fundit nga

ShkoLartë