Instagrami jashtë funksionit, përdoruesit thonë se nuk po mund të komentojnë në postimet e tyre

1 minut lexim

Sipas DownDetector, përdoruesit e Instagramit në Shtetet e Bashkuara janë duke raportuar probleme me platformën.

DownDetector, që gjurmon problemet teknike, raporton se problemet u shfaq në orët e para të mëngjesit, ku një numër i madh i përdoruesve që raportuan problemet ishin nga Los Angeles e deri në New York.

Disa prej tyre thonë se u shfaqej mesazhi “të lutem provo sërish”, duke u pamundësuar të komentojnë në postimet e tyre.

Një përdorues shkroi se “nuk po e lë të komentoj, pavarësisht se është postimi i tij”, e një tjetër tha se “Instagrami është jashtë funksionit”.

Deri më tani nga Meta nuk është lëshuar ndonjë komunikatë lidhur me këtë problem, ndërsa probleme të ngjashme janë raportuar javë më parë kur Facebook, Instagram dhe Threads ishin jashtë funksionit për më shumë se një orë.

Story i mëparshëm

Joseph pas telefonatës O’Brien – Osmani: Është koha që Presidentja e Kosovës të ftohet në Shtëpinë e Bardhë

Story i radhës

Fenerbahçe do të votojë për tërheqjen ose jo nga Superliga, pas sulmit nga tifozët

Të fundit nga