Instagram lançon një planifikues të postimeve

min lexim

Pas një pritjeje të gjatë Instagram lançoi më në fund një opsion për përdoruesit të cilët duan të planifikojnë postime dhe përcaktuar publikimin e tyre në avancë pa pasur nevojë të përdorin Meta Creator Studio ose shërbime të palëve të treta.

Platforma shpërndarjes së fotove dhe videove të Meta ju dha bizneseve dhe krijuesve mundësinë për të planifikuar Reels, fotot dhe galeritë deri në 75 ditë përpara pa u larguar nga aplikacioni.

Instagram testoi funksionalitetin në javët e fundit ndërsa një përqindje e përdoruesve kishin akses në mjetin përpara se të bëhej e disponueshme.

Për të aksesuar opsionin përdoruesit duhet të shkojnë në “Advanced Settings” pas krijimit të postimit po përpara publikimit për ndjekësit.

Aty mund të aktivizojnë opsionin “Schedule this post” dhe të zgjedhin orën dhe datën. Më duhet të kthehen tek postimi që po krijonin dhe të klikojnë “Schedule.”

Postimet e planifikuara mund të shihen në seksionin “Scheduled Content” në menunë hamburger. Procesori mund të ishte më i lehtë por gjithsesi eliminon nevojën për të përdorur uebsajtin e Creator Studio apo aplikacione të tjera.

Nëse funksionaliteti do të jetë i disponueshëm për përdoruesit e zakonshëm, mbetet për tu parë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fshiu këngët nga ‘YouTube’, Flori Mumajesi zbulon arsyet e këtij vendimi dhe jep lajmin e mirë për fansat e tij

Story i radhës

Osmani-Millkov: Shkëmbimi tregtar në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është rritur për 52%

Të fundit nga