Instagram lançon mjetet e verifikimit të moshës në më shumë vende të botës

March 6, 2023
1 minut lexim

Instagram ka nisur një fushatë për verifikimin e moshës së personave të cilët duan të përdorin këtë aplikacion. Si fillim, ky veprim kryhej vetëm në SHBA dhe ditët e fundit kompania ka vendosur që të zgjerojë vendet të cilat do t’i nënshtrohen këtij rregulli.

Ne po fillojmë të zgjerojmë testin tonë të verifikimit të moshës në Instagram në Meksikë, Kanada, Korenë e Jugut, Australi, Japoni dhe më shumë vende në Evropë. Kjo bazohet në një zgjerim në Indi dhe Brazil që njoftuam në Tetor, me më shumë vende do të vijë në muajt e ardhshëm,” tha një përfaqësues i Meta.

Për të verifikuar moshën në Instagram duhet të përdorim një nga tre opsionet e lançuara ku mund të vendosësh numrin e ID, mund të bësh një video selfie ose të kërkosh nga miqtë e tu të verifikojnë moshë e tyre.

Kompania Meta në një raport të bërë së fundmi ka treguar se 96% e adoleshentëve nuk i kanë shpëtuar dot verifikimit të moshës së tyre pavarësisht tentativa për të mos treguar moshën reale. Ky hap i ndërmarrë nga Instagram ndihmon të rinjtë ‘’të mos bien pre e botë së egër teknologjike’’.

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Osmani: I përjetshëm kujtimi për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

Story i radhës

​Gripshi, “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Të fundit nga

Gënjeshtra, dobësi apo aftësi?

A mund të na çojë një gënjeshtër e bardhë në rrugën e një mashtrimi më të madh? Pasi themi një gënjeshtër, çfarë mund të na ndalojë për të  gënjyer? Pse ndonjëherë mendojmë
ShkoLartë